TIRANË- Një makinë është përfshirë pasditen e kësaj të hëne nga flakët në parkim, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 në rrugën “Zef Jubani”.
Makina ka qenë në pronësi të ku si pasojë është djegur plotësisht. Referuar burimeve zyrtare, zjarri dyshohet të ketë qenë aksidental.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 17:40 në rrugën “Zef Jubani” është përfshirë nga flakët në parkim, automjeti në pronësi të shtetasit E. A, ku si pasojë është djegur plotësisht.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë aksidental si pasojë e një defekti.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.