TIRANË – Që prej orës 19:00 të mbrëmjes së sotme, militantë të PD-së nuk kanë lejuar vendosjen e flamujve të PS-së në disa rrugë pranë zonës “Josif Pashko” në kryeqytet duke ngjallur indinjatët e simpatizantëve të PS-së.
Si rrjedhim, policia ka ndërhyrë për të qetësuar turmat, veçanërisht militantët demokratë të irrituar e të mbledhur në rrugët “A. Frashëri” dhe “S.Bruzi” në njesinë nr.11.
Në rrugën ku PS-ja po vendoste flamujt e saj, ndodhet një shtab elektoral i PD-së, që e ka caruar situatën duke mos lejuar vendosjen e tyre; ata kanë pretenduar se në atë zonë duhet të ishin të vendosur vetëm flamujt e PD-së dhe të asnjë partie tjetër.
Policia vazhdon të qëndrojë në vendngjarje për të mos lejuar konfrontimin e të dyja palëve.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com