Tiranë/ Minatorët në protestë, kërkojnë takim të menjëhershëm me Kryeministrin Rama

Tiranë/ Minatorët në protestë, kërkojnë takim të menjëhershëm me Kryeministrin Rama

Minatorët kanë vijuar edhe ditën e sotme protestën e tyre, për të fituar kështu njëherë e mirë statusin e minatorit.

Prej disa ditësh, minatorët në Tiranë dhe në rrethe janë mbledhur dhe po kërkojnë të drejtat e tyre.

Ditën e sotme ata protestuan përballë Parlamentit dhe Kryeministrisë. Protesta u organizua nga Fiqiri Xibri, i cili është edhe kreu i Sindikatës së Minatorëve. Ata i kërkuan Kryeministrit Rama një takim për të diskutuar rreth statusit, që u është premtuar.

Kujtojmë gjithashtu, se disa nga kërkesat e minatorëve janë: paga minimale të jetë 70 mijë lekë në muaj, përfitim të pensioneve për minatorët dhe familjarët e tyre në rast të aksidenteve në punë, rritjen e pensionit dhe uljen e moshës së daljes në pension.

Minatorët këmbëngulin se zgjidhja e vetme për ta është miratimi i statusit sipas draftit të propozuar në vitin 2018.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi