TIRANË- Një 41-vjeçar është mbajtur peng nga dy persona në Tiranë.

Ngjarja është regjistruar ditën e djeshme në Rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet. Erjon Basha 32 vjeç dhe babai i tij Q. Basha 71 vjeç kanë mbajtur me forcë në dyqanin e tyre 41¬-vjeçarin D.P. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se 41--vjecari kishte marrë ushqime pa lekë në dyqanin e familjes Basha që kapnin vlerën e 7 mijë lekëve.

Ai i kishte thënë pronarit të dyqanit se do t'ia kthente paratë, por një gjë të tillë nuk e kishte bërë. Për këtë arsye babë e bir e kanë mbajtur peng në ambientet e dyqanit 41-vjecarin duke i kërkuar lekët që i kishte borxh.

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë Erjon Bashën dhe babanë e tij. Ata do të akuzohen për “Heqje e Paligjshme e Lirisë”. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)