TIRANE - Mungesa e ujit të pijshëm prej 4 ditësh në Bathore të Tiranës, mblodhi banorët e zonës në protesta, të cilët për më shumë se një orë bllokuan rrugën rurale që lidh Bathoren me Zallherin, teksa thërrisnin “Duam ujë”.
Sipas gazetarit të A1 Report në vendngjarje, Kreshnik Zeqaj, banorët u përplasën me policinë, e cila e pranishme në vendngjarje u premtoi atyre se do t’i rikthehet uji, por njëkohësisht të heqin dorë nga bllokimi i rrugës pasi ky akt përbën vepër penale.
Banorët e Bathores fillimisht nuk kanë pranuar asnjë marrëveshje, ndërsa janë shprehur se “nuk largohemi nga rruga deri sa të na vijë uji”. Ata kanë akuzuar kryetarin e bashkisë Kamëz, Xhemal Mëziu si përgjegjës për këtë situatë, ndërsa thanë se me paratë e tyre kryebashkiaku ka bërë vilë.
Protesta filloi rreth orës 9:30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa vijoi me thirrjet e banorëve për rikthimin e ujit të pijshëm dhe bllokim e rrugës nacionale, derisa policia mundi t'i shpërndante protestuesit me premtimin se deri mbasdite banorëve do t'i rikthehej uji i pijshëm dhe se nëse nuk largoheshin nga rruga do të arrestoheshin.
Uji në Bathore mungon që nga 20 shtatori, pasi UKT e ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm për shkak të mosshlyerjes së faturave nga ana e banorëve edhe pse ky fakt nuk pranohet nga këta të fundit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com