Një 56-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë pasi është përplasur nga një autobus në zonën e Mulletit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Ura e Peshkatarit” teksa këmbësori Zaim Ismaili është përplasur nga autobusi i linjës që shkon në Krrabë që drejtohej nga Ndriçim Hidri, i cili tashmë është arrestuar.

“-N. H., 56 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit” autobuzi që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z. I., 46 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.