TIRANË- Arrestohen pas 8 muajsh tre persona, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin një ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 kanë tentuar të vrasin një person, duke plagosur atë dhe dy persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në 22 qershorin e vitit të kaluar në Laprakë.
Policia e Tiranës tha se, të arrestuarit janë Flamur Isufaj, 42 vjeç, Petrit Haka, 42 vjeç, Edvan Jaupaj, 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.
Ndërkohë Gjykata e Tiranës u ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për veprat penale “vrasjes në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake”.
Sipas informacioneve policore, tre personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin më datë 22.06.2013, në rrugën “Pandi Dardha”, Laprakë dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri Arjan Kacnijan, i cili ka mbetur i plagosur si dhe kanë plagosur me mjete të forta dy persona të tjerë, Ylber Pergjegji dhe Korab Suli.
Që prej muajit qershor të vitit të kaluar tre personat ishin shpallur në kërkim, ndërsa vetëm të shtunën u bë arrestimi i tyre në zonën e Laprakës, Tiranë.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com