Tiranë/ Në kërkim prej 3 muajsh, përdorte ID false, arrestohet i riu/EMRI

Tiranë/ Në kërkim prej 3 muajsh, përdorte ID false, arrestohet i riu/EMRI

Foto Ilustruese

TIRANË- Arrestohet në flagrancë një person, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.  Kështu ditën e sotme policia e Tiranës, bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e:

Albert Ibraliu, 31 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Për 31-vjeçarin është dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, masa e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Fallsifikimit të dokumentave”, pasi ky person  më datë 23.04.2018, duke paraqitur një dokument identifikimi me gjeneralitete të rreme, ka marrë me qera një mjet tip “BMW”, në kompaninë e Sh. B., dhe pasi ka mbaruar afati kohor i marrjes me qera, nuk ia ka kthyer më mjetin kompanisë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të personit të lartpërmendur.

Njoftimi i policisë:

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim policor për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Fallsifikimit të dokumentave”.

Nga Specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor :

- Albert Ibraliu, 31 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Për këtë shtetas nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është marrë masa e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Fallsifikimit të dokumentave”, pasi ky shtetas më datë 23.04.2018, duke paraqitur një dokument identifikimi me gjeneralitete të rreme, ka marrë me qera një mjet tip “BMW”, në kompaninë e shtetasit Sh. B., dhe pasi ka mbaruar afati kohor i marrjes me qera, nuk ia ka kthyer më mjetin kompanisë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë