TIRANË - Këshilli bashkiak në mbledhjen e sotme miratoi suvencionimin e interesit të kredive për 200 familje në nevojë si dhe projektvendimin për dhënien e bursave nxënësve dhe studentëve për vitin shkollor 2013-2014.

Për bursat, këshilltari i PS, Eridian Salianji theksoi se "është detyrim që ka bashkia dhënia e bursave dhe vendosëm ta kalojmë listën, por duke lënë si detyrë për 5 studentë që të plotësojnë dokumentacionin dhe të shqyrtohen në mbledhjen më të afërt.

Më herët në të ka pasur debate për çështjen e akordimit të fondit prej 160 milion lekësh për shpronësime për Bulevardin e Ri. Nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo theksoi se ka kaluar koha e mjaftueshem për një konkluzion mbi konsultimert për gjetjen e zgjidhjeje. "Sot mund të kemi përfundimin, që t’i hapet rruga bulevardit", tha Bozdo.

Zbatimi i tre vendimeve gjyqësore për shpronësim dhe lirim banese ka ngjallur debate gjatë mbledhjes, pasi këshilltarët e majtë abstenuan në lidhje më to.

Këshilli Bashkiak ka miratuar në fund strehim bonus për 6 familje me problem ekonomike dhe sociale, që nuk përballonin dot qiratë, gjë për të cilën aplikuan 20 familje,

Redaksia Online
(j.k./mag/shqiptarja.com)