TIRANË- Komisariati Nr.3 në Tiranë është shndërruar në një vend krimi! Efektivi i policisë Ludjan Zaimi 25-vjeç ka qëlluar për vdekje 6 herë me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, 55-vjeç, të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme. Saliasi u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20 në ambientet e brendshme të komisariatit, konkretisht në zyrën e instruktazhit, pak para se të merrnin turnit. 

Ajo që raportohet deri më tani nga gazetari Sokol Dema, është se ato janë konfliktuar edhe më herët, teksa referuar dëshmisë së 25-vjeçari, ai thotë se e qëlloi "pasi e tallte prej kohësh".

Zaimi ka 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, e ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me Uniformat blu. Në komisariatin Nr. 3 ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, si edhe një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

Komisariatet e Policisë javëve të fundit janë shndërruar në skena krimi. Ngjarja e kësaj të hëne, pason një tjetër ngjarje kriminale brenda Komisariatit. Bëhet fjalë për vetëvrasjen e ndodhur në Komisariatin e Kavajës u vetëvra Ilvi Meta, teksa në atë të Kamzës iu vu flaka gjatë tentativës së arratisjes.  

Kjo është ngjarja e dytë e shënuar brenda pak orëve, ku protagonistë kanë qenë efektivët e policisë. Në Kombinat, efektivi i FNSH-së në gjendje të dehur ka qëlluar me armë 60-vjeçarin Murteza Lika, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

1653343273_Polish20220523235707480.jpg

Autori Ludjan Zaimi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:02
FOTO/ Report Tv siguron foton e efektivit Ludjan Zaimi, vrau kolegun brenda në Komisariatin nr. 3

1653343273_Polish20220523235707480.jpg

Ky është efektivi i Komisariatit nr. 3, Ludjan Zaimi, 25-vjeçari që qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, i cili humbi jetën në Spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të rënda në organet jetësore. Autori është shprehur se shkak është bërë tallja që i bënte kohë pas kohe 55-vjeçari Saliasi.

Ora 22:49
Polici vrau kolegun e tij në ambientet Komisariatit Nr.3, dyshohet se 55-vjeçari e tallte prej kohësh autorin

 

Dyshimet e para të vrasjes me armë brenda Komisariatit Nr.3 në Tiranë janë se arsyeja e acarimit të të riut, Ludjan Zaimi ishte se viktima, Çaush Saliasi e bullizonte prej kohësh.

Ora 21:57
U qëllua nga kolegu brenda Komisariatit Nr.3, ndërron jetë në spital efektivi

 

Report Tv mëson se efektivi i policisë që u qëllua nga kolegu i tij, Çaush Saliasi ka ndërruar jetë në spital.

Ora 21:56
Të shtënat me armë zjarri brenda komisariatit, dalin emrat e përfshirë në konflikt

1653335834_komisariati3.jpg

Report Tv ka mësuar emrat e policëve që u përfshin në një konflikt brenda Komisariatit nr.3 në Tiranë. Mësohet se autori është efektivi Ludjan Zaimi, teksa i plagosuri është Çaush Saliasi.