TIRANE- Një grua është grabitur në Tiranë teksa po ecte në rrugën “Siri Kodra”, ku dy persona i kanë marrë çantën me 45 mijë lekë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme afër zonës së “Frigoriferit”, ndërsa policia ka arresuar në flagrancë autorët e ngjarjes.
 
Policia informon se gruaja e dëmtuar nga ngjarja, po ecte në rrugë teksa është përballur me grabitësit, të cili i kanë rrëmbyer me dhunë çantën, ku gruaja kishte rreth 45 mijë lekë.
 
Të arrestuarit janë Xhenis Hashimi dhe Bruno Abati, 22 vjeç.
 
Mësohet se çanta e grabitur i është kthyer gruas së dëmtuar.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)