Tiranë, një memorial amerikanëve
që ranë në Shqipëri gjatë luftës

Tiranë, një memorial amerikanëve<br />që ranë në Shqipëri gjatë luftës
TIRANE - Qeveria shqiptare jep OK-in për ndërtimin e një memoriali në kujtim të ushtarëve amerikanë të cilët kanë humbur jetën në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore. Memoriali do të quhet “Ushtarët amerikanë të rënë në luftë”, ndërsa pritet të vendoset në një ndër pikat kryesore të kryeqytetit.

Vendimi është marrë pak ditë më parë gjatë një mbledhjeje qeverie, ku ngarkohet bashkia e kryeqytetit dhe institucionet si ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Kulturës të përgatisin gjithçka deri në ceremonin e rastit që do të bëhet për inagurimin e këtij memoriali.

Pak kohë më parë ky memorial është kërkuar nga anëtarë të shoqatës së veteranëve të Bostonit me përfaqësues të shtetit shqiptar dhe një ndër argumentet e forta ishte dhe fakti se të rënët në luftë në një pjesë të konsiderueshme ishin shqiptaro-amerikan.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur, lihet në burg 71-vjeçari nga Maliqi

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur, lihet në burg 71-vjeçari nga Maliqi