Dy punonjës të Komisariatit Nr.5 në Kamzë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë.
Punonjësit u pezulluan pas publikimit të një videoje në rrjete sociale një ditë më parë, kur shfaqen dy policët inspektor H.I. dhe inspektor L.A. të Patrullës së Përgjithshme, të cilët ofendojnë një qytetar.
Për këtë arsye, dy punonjësit e policisë janë pezulluar nga detyra nga Drejtori i Policisë së Tiranës, ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi nisjen e hetimit disiplinor ndaj tyre për shkelje të rëndë.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Pas publikimit të një video-je në rrjete sociale, në të cilën shfaqen 2 punonjës policie, duke komunikuar pa etikë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të të 2 punonjësve, përkatësisht Inspektor H. I. dhe Inspektor L. A., oficerë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 5. Gjithashtu, në zbatim të nenit 121 të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor, për 2 punonjësit, për shkelje të rëndë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente











