TIRANË - Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion antidrogë në kryeqytet.

Si pasojë dy persona u vendosën në pranga, në zonën e Babrrusë.

Gjatë kontrollit në makinën e 30 vjeçarit blutë gjetën dhe sekuestruan  3 kg lëndë narkotike.

"Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Zalli". 

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit M. B., 30 vjeç, dhe S. R., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Babrru, dy shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit M. B., gjetën lëndën e dyshuar narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale", informoi sot policia.

Operacioni u kodua "Zalli".

Materialet i kaluan Prokurorisë.