TIRANE - Hormoni i rrezikshëm Boldem La, i cili përdoret për rritjen e kafshëve që konsumohen për mish, gjendet në farmaci veterinare të palicensuara. Farmaci këto që mund të jenë të fshehur dhe operojnë duke e shitur këtë hormon në tregun e zi ose nëndorë.

Sipas Bruno Gjymshanës shef të marrëdhënieve me publikun në AKU Boldemek La, mund të gjendet vetëm në farmaci të palicencuara sepse në ato që janë të licensuar ai nuk ekziston pasi ato kontrollohen rregullisht “ Ndërsa Boldemek La është gjetur kjo do të thotë që ekziston, por për një gjë është e sigurt që ky hormon nuk gjendet në farmacitë veterinare që janë të licensuara.

Ai mund të gjendet në farmaci të palicensuar  ose mund të shitet nëndorë nga persona të ndryshëm”. Me tej zyrtari i AKU-së shprehet “Se këto farmaci ose këtë persona nuk gjendet në mes të rrugës, ato mund të jenë të fshehura. Shitja e Boldemek La është e ndaluar ajo nuk gjendet në farmaci veterinare të rregullta”.

Përfaqësuesi i AKU-së, garanton se mishi që shitet në vendin tonë është i sigurt pasi ai është i kontrolluar “Mishi që konsumohet në vend është i patrajtuar. Ai është i kontrolluar dhe i sigurt” shprehet Gjymshana nga AKU.

Po sipas Autoriteti Kombëtar të Ushqimit, pjesa me e madhe e mishtit që shitet në vendit tonë është i importuar, por edhe ky është i sigurt pasi ai është i certifikuar nga vendet e Bashkimit Europian.

Sipas eksperteve të konsumosh mish të rritur me Boldenone mund të shkaktojë disa probleme e fatkeqësi shëndetësore, sidomos te fëmijë të vegël dhe bebe. Ndërsa pas skandali të qumështi Shoqëria Civile, ka ftuar sot në një tubim qytetar të gjithë konsumatorët për mbrojte nga produkte, që kanë përbërës kancerogjen.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)