TIRANE- Frenimi i një makine në Laprakë ka shkaktuar përplasjen me tre të tjera mëngjesin e sotëm.
 
Mjetet nuk respektuan distancën, ndërsa në përplasje ka ndikuar edhe lagështira në rrugë nga reshjet e shiut që përfshinë Tiranën sot.
 
Nga aksidenti nuk ka të lënduar, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.
 
Report Tv ka siguruar pamje nga aksidenti në kryeqytet. 

aksident tirane


dy.b/shqiptarja.com