TIRANË- Një sipërfaqe toke në Lundër është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele.
Zjarri është i përmasave të mëdha, i cili po favorizohet edhe nga era për përhapjen e flakëve. Ende nuk dihen motive, ndonëse nuk përjashtohet që të jetë zjarrvënie me qëllim.
Mbi 20 forca policore dhe katër zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për shuarjen e flakëve.
Komento