Një punishte druri dhe një fabrikë zifti janë përfshirë nga flakët e zjarrit pasditën e së enjtes në Tiranë.
Punishtja e drurit që është përfshirë nga flakët ndodhet në fshatin Çerek në periferi të Kryeqytetit, ndërsa fabrika e ziftit në Allias.
Zjarri i parë që është konstatuar në fabrikën e drurit është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike dhe është përhapur në gjithë punishten duke shkaktuar dëmë të shumta materiale.

(Zjarri ne fabriken e drurit)
5 zjarrfikëse kanë mbërritur menjëhere në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërkohë 2 zjarrfikëse të tjera kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në fabrikën e ziftit në Allias. Nuk dihen shkaqet e zjarrit në fabrike.

(Zjarri në fabrikën e ziftit në allias)
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar në asnjërin prej rasteve, por vetëm dëme materiale.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave për të 2 ngjarjet.
/Shqiptarja.com

VIDEO