TIRANË- Një banesë është përfshirë nga flakët në Sauk të Tiranës. Report Tv sjell pamjet, ndërsa shihet se zona është mbuluar nga një shtëllungë e madhe tymi.
Zjarri ra në bodrumin e banesës që përdorej si magazinë dhe shkak dyshohet se është bërë rrjedhja e një bombole gazi. Shkak për përhapjen e shtëllungave të mëdha të tymit, ka qenë tarraca e cila përbëhej nga polisteroli.
Fatmirësisht, nga flakët nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në momentin kur ka rënë zjarri, në objekt ka qenë vetëm një grua e cila ka arritur të largohet në momentin e duhur dhe ka lajmëruar zjarrfikësit.
Në vendin e ngjarjes shkuan 3 mjete zjarrfikëse dhe 15 zjarrfikës që bënë të mundur shuarjen e flakëve.