Tiranë, përfshihet nga flakët
"Tiki Bar" asfiksohet kamarieri

Tiranë, përfshihet nga flakët <br />
TIRANE- Një lokal është përfshirë nga flakët mesditën e sotme pranë Fakultetit të Drejtësisë në kryeqytet. “Tiki Bar” në rrugën “Perlat Rexhepi”, ka marrë zjarr në rrethana ende të panjohura.

Sipas informacioneve zjarri ka përfshirë katin e parë dhe të dytë të ndërtesës ku ndodhej lokali duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. “Tiki Bar” është djegur plotësisht, pasi është ndërtuar i gjithë me dru.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar 3 zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.

Nga lokali janë evakuuar të gjithë personat që ndodheshin brenda. Nga flakët dhe tymi ka mbetur i asfiksuar kamerieri i lokalit, i cili është dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak. Sipas burimeve, kamerieri pas ndihmës së parë mjekësore, tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mendohet që shkak i zjarrit të ketë qenë shpërthimi i një bombole gazi, ndërsa jashtë kamerave pronarët e lokalit mohojnë në mënyrë kategorike përdorimin e gazit në ambientet e tyre.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim