Tiranë- Një magazinë me lëndë drusore dhe ambalazhe, të një fabrike me pije alkoolike është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45, në rrugën dytësore Vorë-Tiranë dhe nuk raportohet të ketë viktima apo të lënduar.
Sipas burimeve nga Report Tv, në ambientin e përfshirë nga flakët ka vetëm dëme materiale ndërsa ende nuk është zbulur çfarë e ka shkaktuar zjarrin.
Në vendngjarje, siç duken edhe nga pamjet filmike ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.