TIRANE - Një automjet tip "Ford" është përmbysur te Unaza e Madhe mesditën e kësaj të shtune. Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e automjetit pranë zonës së njohur si Komuna e Parisit dhe është përplasur me bordurat anësore.
Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë automjeti është përmbyshur në rrugë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar nga ky aksident. Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e automjetit për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Komento