Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar për përndjekje. Ai u arrestua pasi një 46-vjeçare e denoncoi atë në polici se e përndiqte.
Po ashtu ka rënë në prangat e policisë edhe një 31-vjeçar. Sipas policisë ai ka tentuar t'i djegë banesën ish të dashurës, dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komento