TIRANE - Një grua e moshuar është përplasur nga një makinë e cila lëvizte me shpejtësi, ndërsa pas aksidentit drejtuesi i saj është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë duke braktisur makinën.
 
Drejtuesi i mjetit, Adriatik Gjileci, është identifikuar nga dokumentet që ndodheshin në mjet,duke u shpallur në kërkim, pasi braktisi makinën me të cilën shkaktoi aksidentin.

Disa dëshmitarë kanë pohuar se në aksident ka mbetur i lënduar lehtë edhe një efektiv i policisë, po kjo gjë nuk konfirmohet nga drejtoria e policiës së kryeqytetit. 

Nga ana e uniformave blu po hetohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për shoqërimin e të dyshuarit.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)