Athanas Xhavara është biznesmeni që humbi jetën në aksidenti rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme tek “kthesa e Arbanës” në aksin rrugor Vaqarr – Ndroq.
/Shqiptarja.com
Mësohet se Xhavara, nga Gjirokastar, pronar i tre kompanive, po kthehej nga një biznes riciklimi që kishte në Pezë, Helmes kur është përplasur kokë më kokë me automjetin Mercedes-Benz që drejtohej nga Edison Sefa 22 vjeç nga Tirana.
Përplasja ka qenë fatale për të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët humbën jetën menjëherë. Sipas të dhënave paraprake hetimore, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com












