Tiranë-Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën  “Konferenca e Pezës” në Kryeqytet.

Në aksident janë përfshirë një motorr tip “Yamaha”, i cili është përplasur me një makinë  makinë tip “Peugeot".

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur pasagjeri i motorrit, R.T., 27, i cili është dërguar në spital  për të marrë ndihmë mjekësore.

Raportohet se drejtuesi i motorrit, V.K., 28 vjeç dhe drejtuesi i makinës, fatmirësish nuk janë lënduar dhe gjëndja e tyre shëndetësore ështe e mire.

Frupi hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
 
 Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Informacion paraprak.
 
Më datë 27.09.2017, rreth orës 14:47, ne Numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një motorr të përplasur me një mjet në kryqëzimin e rrugës "Ali Jegeni" me rrugën "Konferenca e Pezës".
 
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambaulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :
 
Në kryqëzimin e rrugës "Ali Jegeni" me rrugën "Konferenca e Pezës", mjeti motorr tip "Yamaha" (me drejtues shtetasin V.K., 28 vjeç dhe pasagjer shtetasin R.T., 27 vjeç) është përplasur me mjetin tip "Peugeot" me drejtues shtetasin A.Gj., 25 vjeç.
 
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri në mjetin tip motorr shtetasi R.T., 27 vjeç i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
 
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes
 
Redaksia Online
N.N/Shqiptarja.com