Një aksident i rëndë rrugor me plagosjen e dy të rinjëve   ka ndodhur pak minuta më parë në sheshin “ Nënë Tereza” në kryeqytet.  Në aksident është përfshirë një makinë tip BMW dhe një motor, të cilët janë përplasur teksa po ecnin.

Sipas të dhënave të para mësohet se të plagosurit janë në gjëndje të rëndë shëndetësore.Shkak për ngjarjen  mendohet të jetë bërë  humbja e kontrollit të njërit prej drejtuesve të mjetit.

Nuk dihet identiteti i të plagosurve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com