Tiranë/ Përplasi me makinë çiftin e të rinjve pranë kryeministrisë, arrestohet shoferi 21 vjeçar (Emri)

Tiranë/ Përplasi me makinë çiftin e të rinjve pranë kryeministrisë, arrestohet shoferi 21 vjeçar (Emri)

Policia ka arrestuar Jorgaq Thengjillin shoferin që aksidentoi me makinë një çift të rinjsh këtë të diel pranë kryeministrisë në Tiranë.

"Në datën 05.11.2023, ora 20:00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Jorgaq Thengjilli, lindur në 2002 në Larisa, Greqi dhe banues në Tiranë, për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor sipas nenit 290 të Kodit Penal. Ndërsa drejtonte mjetin Jorgaq Thengjilli ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe ka përplasur dy këmbësore në rrugën “Ismail Qemali”. Të lënduarat janë dërguar në spitalin e Traumës dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Nga testi i alkolit me aparat “Drager”, rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk ishte nën ndikimin e alkoolit, gjithashtu dhe nën ndikimin e lëndeve narkotoke. Ai më parë është ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në zona të banuara."


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Tiranë, makina me shpejtësi ngjitet në trotuar e përplas çiftin e të rinjve! Arrestohet 21 vjeçari, i ndëshkuar me 20 gjoba (EMRI+FOTO)


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu