Një 34- vjeçar është vënë në pranga nga policia ditën e sotme, pasi përvetësoi 27 mijë euro nga kompania Meduza Kafe ku punonte.
34 vjeçari, Rizar Alibali banues në Shkodër, akuzohet për veprat penale "Mashtrimi", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve".
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Statment".
“Ky shtetas, duke qenë i punësuar në një kompani nga e cila kryente depozita të ndryshme bankare, mashtronte duke depozituar shuma më të vogla parash se shumat reale. Nëpërmjet mashtrimit, ky shtetas ka përvetësuar 27 000 euro dhe në vendin e tij të punës, ka paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara”, thuhet në njoftim.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Si ka mundësi që ky popull sa zgjohet nga gjumi mendon veç për të vjedhur dhe si të vjedhi!
PërgjigjuShif rrushi rrushin e piqu, vjedh ministri qe hyri ne burg, pse mos te vjedhe edhe cuni
Medusa kafe vodhi ky tipi që është në pronësi të ...... ?!!?!
E para shikon deputetet dhe ministrat e ben dhe ai, me nje diferenc te vogel ku ky tipi arrestohet ndersa ministra e deputet jo E dyta nga mireqenia qe ka.ky vend, ku xhdo gje po.shtrenjtohet