Gjatë grabitjes mësohet se s'ka pasur persona të lënduar. Dëshmitarët i thanë policisë se një person i armatosur hyri në pikën e basteve.
Policia ka marrë kamerat e sigurisë së pikës së basteve dhe po pyet punonjësit.
Sipas dëshmisë së pronarëve janë grabitur rreth 100 mijë lekë të reja. Policia thotë se “Kjo pikë bastesh është grabitur edhe tre herë të tjera dhe personi i armatosur ka grabitur xhiron ditore të këtij lokali. Ende s'është identifikuar grabitësi i cili ka kërcënuar me pistoletë personelin e lokalit.
Policia ka bërë identikitin i cili është një person i moshës 25-30 vjeç. Pronarët e pikës së basteve janë shprehur mosbesues për gjetjen e autorit.
(sg/shqiptarja.com)