Tiranë/ Plagosën me thikë 42-vjeçari nga Shkoza, arrestohet 2 autorët! Dëshmia e paqartë: Më goditi në afërsi të spitaleve, s'e njoh

Tiranë/ Plagosën me thikë 42-vjeçari nga Shkoza, arrestohet 2 autorët! Dëshmia e paqartë: Më goditi në afërsi të spitaleve, s'e njoh

Foto ilustruese

Tiranë- Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme (23 Shtator) në kryeqytet.

Policia e Tiranës bëri me dije se u njoftua nga Urgjenca e QSUT se ishte paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën një 42-vjeçar.

Menjëherë pas sinjalizimit nisën hetimet dhe u mor në pyetje i dëmtuari me inicialet G. S., banues në Shkozë. Nga këqyrja e kryer rezulton se ai kishte një plagë në këmbë, me mjet prerës. Policia ka arrestuar si atuor të dyshuar Viserjon Metukun, 30-vjeç dhe Gëzim Gashi, 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Policia sqaroi se:

“Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar”.

Gazetari i Report TV, Sokol Dema, raporton ndër të tjera se i plagosuri është shprehur se nuk ka arritur që të shikojë se kush e ka qëlluar me thikë. Sipas tij, nuk e ka identifikuar autorin e krimit, madje as vendin e ngjarjes se ku e kanë plagosur, pasi shprehet se nuk e mban mend. Ai dyshohet si përdorues i lëndëve narkotike.

Rrethanat dhe motivet e krimit mbeten ende të panjohura, teksa pritet që të sqarohet dinamika, verifikohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë dhe plotësimit me dakte dhe dëshmi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:06
Plagosën me thikë 42-vjeçarin në Tiranë, arrestohen dy autorët e dyshuar (EMRAT)

1726046196_policia.JPG

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar për plagosjen me thikë në Tiranë 42-vjeçarin G.S, banues në Shkozë. Policia ka arrestuar Viserjon Metukun, 30-vjeç dhe Gëzim Gashi 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

42-vjeçari përfundoi me plagë në këmbë në QSUT, dhe rezultonte se ishte plagosur me mjet prerës.

'Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë dy autorët e dyshuar, shtetasit V. M., 30 vjeç, dhe G. G., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ditën e sotme, këto dy shtetas, për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur me mjet prerës shtetasin G. S., 42 vjeç, banues në Tiranë. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tyre për veprën penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76/22/25 i Kodit Penal. 

Materialet i kaluan Prokurorisë.'- njofton policia.

A.Q/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund