TIRANE- Një i plagosur dhe terror për kalimtarët e rrugës "Dritan Hoxha" është bilanci i ngjarjes së ndodhur në mesditë pranë pallatit të sportit "Asllan Rusi". Konfliktimi i disa të rinjve, ka bërë që pas sherrit në ambientet e brëndshme të Pallatit të Sportit, ku ata ishin pjesmarrës në audicionin per emisionin "X Factor", ka gjeneruar në përdorimin e armëve pasi ata dolën jashtë.

Elton Mulaj 21 vjecar, ka mbetur i plagosur në këmbën e djathtë pasi është qëlluar me pistoletë nga disa bashkëmoshatarë të tij. Uniformat blu të mbërritur në vendngjarje, sekuestruan gëzhojën  si provë material, administruan pamjet filmike të kamerave të Pallatit të Sportit si dhe shoqëruan disa persona në cilësinë e dëshmitarët për të zbardhur ngjarjen e plotë.
(ns/sg/shqiptarja.com)