TIRANE-Një plagosje është shënuar para mesditës së sotme pranë Doganës në Tiranë. Nga të dhënat e para mësohet se ka pasur një sherr mes dy adoleshentëve i cili ka gjeneruar në përdorimin e armëve.

Mësohet se zënka mes adoleshentëve nisi në autobusin e linjës Tiranë- Durrës, dhe ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi vrasjen.

“Kur ka mbërritur policia konstatoi se dy persona po përlesheshin me njëri tjetrin dhe njëri prej tyre ka nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe ka tentuar të qëllojë personin tjetër. Forcat e policisë kanë ndërhyrë në kohë duke shmangur ngjarjen me pasoja të rënda, duke bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistoletë (ZASTAVA) Mini Blou, me një krehër me 4 fishekë.

Mësohet se adoleshenti A. Cuku ndodhet në spital ndërsa është arrestuar i dyshuari si autor, Briken Brameta.Sipas policisë Bermetaj, 17 vjec, është person me precedent kriminal në krimet kundër personit dhe pasurisë, i cili është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A. C.
(sg/shqiptarja.com)