TIRANE - Një plagosje u shënua në mesditë pranë Unazës së Re në Tiranë. Nga të dhënat e policisë mësohet se plagosja ndodhi me pistoletë dhe autori u largua nga vendngjarja. I plagosuri është qëlluar me dy plumba nga autori.
Gazetari Arsen Rusta informon se i plagosuri është Lavdim Festim Avdia nga Kukësi. Ai është dërguar në spital Ushtarak dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka identifikuar autorin Bledar Blija dhe e ka shpallur në kërkim.
Plagosja shkaktoi panik pasi ndodhi në një zonë të populluar. Hetohet pista e larjes së hesapeve, pasi ata njiheshin, që në Angli kur ishin në emigracion.
(sg/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com