TIRANE - Një grindje e çastit mes një grupi miqsh ka përfunduar në përdorimin e pistoletës sonte në mbrëmje në Tiranë, pranë një kazinoje në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta”.

Ilir Pëllumbi ka qëlluar mbi Fatmir Serjanin me qëllim për ta vrarë por ka arritur vetëm ta plagosë. Efektivët e Komisariatit n.2 kanë qenë pranë vendit të ngjarjes dhe me të dëgjuar të shtënat kanë ndërhyrë duke evituar kështu vrasjen e Serjanit.

I plagosuri u dërgua më pas në Spitalin Ushtarak por plagët e marra nuk përbëjnë rrezik për jetën e tij. Policia, përveç personit që qëlloi me pistoletë, ka ndaluar edhe pjesëtarët e tjerë të grupit.

(im/shqiptarja.com)