TIRANË- Një granatë e paplasur është gjetur pasditen e kësaj të premte nga punonjësit e Ujësjellës Kanalizime në Tiranë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se granata ofensive e vjetër është gjetur pranë Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit, teksa punonjësit po bënin punime në një kanal

Pritet mbërritja e ekspertëve për të bërë çmontimin e saj.