TIRANË – Një polic është qëlluar me armë zjarri pak minuta më parë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i “21 dhjetorit” dhe sipas gazetares së “Shqiptarja.com” efektivi është plagosur me pistoletë edhe menjëherë është dërguar në spitalin ushtarak. Policia nuk ka ende të qarta arsyet e plagosjes së policit 45 vjeçar, ndërsa ka shpallur në kërkim autorin.
Polici, Dëfrim Musai, ishte duke udhëtuar me automjetin e tij drejt punës për të marrë turnin e dytë. Persona të panjohur kanë qëlluar ne drejtim te tij me breshëri plumbash.
Nuk dihen ende autorët, apo motivet e ngjarjes se rende, por grupi hetimor ka mbledhur një sërë dëshmish që pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.
Ekspertë të kriminalistikës janë duke punuar mbi provat, si gëzhojat e armës, telefonatat e fundit te efektivit.
DEKLARATA E POLICISE
Sot, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë morën njoftim se në afërsi të kryqëzimit të „21 Dhjetorit“, është plagosur me armë zjarri punonjësi i policisë Dëfrim Musai, 42 vjec, banues në Tiranë. Aktualisht në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po kryen veprimet e para hetimore dhe proceduriale.
Nga hetimet paraprake, rezulton se ngjarja nuk ka të bëjë me motive për shkak të detyrës. Punonjësi i policisë aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
/Shqiptarja.com