Tiranë, policia bllokon makinat me
sloganet e partive në vend të targës

Tiranë, policia bllokon makinat me<br />sloganet e partive në vend të targës
TIRANE- Kur pak ditë kanë mbetur nga fushata elektorale, policia e kryeqytetit vendos të bllokojë të gjitha automjetet që shkelin kodin rrugor dhe që në vend të targave përdorin sloganet e partive.

Ky udhëzim është dhënë sot nga drejtori i policisë së kryeqytetit Bernard Çaushaj, i cili në një mbledhje me shefat e komisariateve në kryeqytet ka kërkuar prej tyre masa më të rrepta për të ndaluar këtë fenomen.

Kohët e fundit në kryeqytet, por jo vetëm, janë parë të qarkullojnë disa automjete ku në vend të targave të kishin vendosur sloganet si “Voto 44”, etj.

Veç këtij udhëzimi, Çaushaj ka kërkuar nga vartësit e tij të shtohen kontrollet edhe për automjete të cilat qarkullojnë me xhama të zi, si dhe me flamuj dhe megafon që propagandojnë fushatë elektorale nëpër rrugët e Tiranës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e komunave serbe në veri të Kosovës, deputeti i LDK-së: Kurti po realizon planin serb! Ka krizë identiteti

Mbyllja e komunave serbe në veri të Kosovës, deputeti i LDK-së: Kurti po realizon planin serb! Ka krizë identiteti