/ATSH/ -Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë tentuar që të grabisin një argjendari pranë qendrës së kryeqytetit, në Bulevardin 'Zogu i Parë', por gjithçka është parandaluar nga policia e kryeqytetit.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se pasi grabitësi kanë vënë re se janë diktuar nga ana e forcave të sigurisë janë larguar. Por policia ka mundur të arrestojë një prej autorëve.

Policia e Tiranës nuk ka bërë ende të ditur identitetin e personit të arrestuarit, ndërsa po vijon kërkimin për kapjen e autorit tjetër që mori pjesë në grabitjen e mbetur në tentativë.
Raportohet se nuk ka pasur të lënduar në njerëz nga ngjarja.