Tiranë, policia rrugore kontrolle në mjetet e transportit të nxënësve

Tiranë, policia rrugore kontrolle në mjetet e transportit të nxënësve

Mjeti i transportit të nxënësve në Tiranë

Tiranë- Policia rrugore ka përqendruar kontrollet tek transporti i Specializuar ( i nxënësve ) dokumentacioni i nevojshëm dhe sistemet e sigurisë së mjeteve që përdoren për këtë qëllim.

Me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë, kryesisht për mjetet e transportit të specializuar, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë organizuar kontrolle të përqendruara në afërsi të Shkollave publike dhe jo Publike si dhe në disa rrugë Urbane të Kryeqytetit.

Kontrollet dhe verifikimet e Policisë Rrugore ndaj kësaj kategorie kishin si objekt sistemet e fiksimit, rripat e sigurisë për mjetet e transportit të Specializuar, dokumentacionin përkatës, kapacitetin mbartës si dhe kërkesat teknike që duhet të plotësojnë këto mjete transporti.

Nga verifikimet dhe kontrollet e ushtruara nga Policia Rrugore e Tiranës janë konstatuar dhe proceduar administrativisht :

• 15 drejtues mjetesh të transportit të specializuar ( transport nxënësish) për mospërdorim të sistemeve të fiksimit dhe rripave të sigurisë.

• 10 drejtues motorash për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

• 23 automjete për parkim të gabuar.

Në funksion të kontrolleve janë testuar për alkool 65 drejtues mjetesh të transportit të specializuar të cilët kanë rezultuar negativ.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?