TIRANË - Një sasi kokaine prej 2.2 kilogramësh është sekuestruar mbrëmjen e sotme në zonën e Institutit, nga policia e Komisariatit numër 4.
Sipas burimeve për gazetarin Sokol Dema, lënda narkotike do të shitej në Fresk dhe dy të arrestuarit, kushërinj me njëri-tjetrin, kanë tentuar të arratisen por janë kapur në afërsi të shinave të trenit në Institut.
Dyshohet se lënda narkotike ka ardhur nga Spanja dhe do të shitej në doza të vogla në Fresk.
lajm në përditësim...
Komento
Komente









