Aromë e rëndë në magazinën e Rossmann & Lala, 6 punonjëse përfundojnë në spital! Nis hetimi

Aromë e rëndë në magazinën e Rossmann & Lala, 6 punonjëse përfundojnë në spital! Nis hetimi

Foto ilustruese

Tiranë- Gjashtë punonjëse në një magazinë në pronësi të “Rossmann & Lala” në autostradën Tiranë-Durrës, gjatë ditës së djeshme morën trajtim në një spital privat në Tiranë me probleme respiratore, por për fat të mirë pa probleme serioze

Sipas burimeve për Report Tv, punonjësit janë ndjerë keq gjatë punës së martën në magazinë, kur kanë ndjerë një aromë të rëndë dhe pak çaste me vonë nuk janë ndjerë mirë.

Mbetet e paqartë deri tani çfarë e ka shkaktuar aromën e rëndë në magazinë, pasi aty nuk bëhet mbushje e produkteve, por vetëm paketim, i cili më pas shpërndahet nëpër pikat e tjera në vend si formë e furnizimit. Për të zbuluar se çfarë ndodhi, policia nisi hetimet dhe i dërgoi materialet procedurale në Prokurorinë e Tiranës.

Nga marrja në pyetje që grupi hetimor ka bërë, është mësuar që aroma e rëndë është ripërsëritur edhe një herë tjetër para disa muajsh, por pa probleme. I vetmi objekt që ndodhet i ri në magazinë është ashensori, tek i cili janë dyshimet paraprake, megjithatë hetimet në vijim do përcaktojnë shkakun real.

A.Q/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Rama: Nuk është udhëtim me autobus, BE-ja s’të jep as gurin për të vrarë veten nëse nuk bën detyrat! Negociatat s’janë llafe

Rama: Nuk është udhëtim me autobus, BE-ja s’të jep as gurin për të vrarë veten nëse nuk bën detyrat! Negociatat s’janë llafe