Tiranë-Antidroga e Tiranës prej disa kohësh kishte në ndjekje Adrian Ramushin, i cili rezulton i dënuar edhe më herët për shpërndarje droge. Ramushi është kapur sapo ka mbërritur afër terminalit të autobusëve me një makinë "Smart" me xhama të zinj.

Hetuesit dyshojnë se 35-vjeçari do e transportonte drogën me linjë autobusi në zonën e jugut në bregdet. Gjatë kontrollit fizik uniformat blu i gjetën autorit, rreth 320 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një automjet dhe një celular. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë pjesë e trafikut të lëndëve narkotikëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Ky artikull u korrektua më datë 19.08.2025, emri i personit u ndryshua për shkak të një gabimi, nga Ardian Ramushi në Adrian Ramushi.