TIRANË - Vetëm pak ditë më parë është bërë e mundur vendosja e trarëve për ndalimin e automjeteve gjatë kalimit të trenit në vendkalimin në rrugën “Jordan Misja”. Vendi, ku humbën jetën një vajzë dhe u plagos vëllai i saj rreth 6 muaj më parë. Lajmin dhe foton për "Shqiptarja.com" në rubrikën "Raportoni ju" e dërgon nga telefoni i tij një qytetar, banor i lagjes.
 
Në këtë vendkalim pesë muaj më parë humbi jetën një vajzë e re dhe u plagos rëndë vëllai i saj, pasi "taksia" me të cilën ata po kalonin vendkalimin bllokohet në mes të shinave dhe më pas përplaset nga treni.
 
U desh jeta e një njeriu, që të vendosej një tra, i cili do të ndalonte automjetet gjatë ardhjes së trenit. Ky vendkalim paraqiste rrezikshmëri të lartë për këdo që e kalonte, pasi vetëm 20 metra nga vendkalimi ishte një kthesë, e cila e bënte të pamundur nga shoferët e automjeteve shikimin e trenit, por dhe nga makinistët shikimin e automjeteve vetëm derisa të ishte shumë vonë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)