TIRANE - Ish drejtori i antikrimit ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Ismail Elezi, është konfrontuar me shërbimet policore për shkak të një ndërtimi pa leje dhe ka përfunduar në qeli.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Allias, ku shërbimet policore të Komisariatit Nr.4, po verifikonin një lavazh që rezultonte të ishte ndërtuar pa leje. Sipas të njëjtit burim lavazhi rezultonte në pronësi të Elezit, i cili është konfrontuar edhe fizikisht me forcat e rendit. Policia ka shoqëruar Elezin, jo vetëm për ndërtimin e paligjshëm, por edhe për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të rendit.

Elezi, u shkarkua nga detyra me shkrirjen e antikrimit ekonomik pas akuzave për mosveprim ndaj aktivitetit të lojtarëve të fatit. Ish drejtori i antikrimit ekonomik ishte edhe pjesë e grevës së punonjësve të administratës të shkarkuar nga detyra pas marrjes së detyrës së qeverisë Rama.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)