TIRANE - Policia e kryeqytetit bën me dije se më datë 31 gusht është larguar nga banesa 33 vjeçari Daniel Tolka, me banim pranë Medresesë në Tiranë, me zhvillim të vonshëm mendor, të cilin e ka shpallur në kërkim policor.

Apelohet që çdo person që e ka parë apo ka dijeni për të, të informojë pranë Komisariatit numër 4 në Tiranë ose të telefonojnë në numrin 129 për të ndihmuar me informacionin që qytetarët disponojnë.

Mësohet se 33 vjeçari i zhdukur prej 4 ditësh është veshur me pantallona të bardha dhe bluzë të bardhë, me tipare të theksuara bardhosh, i dobët, i gjatë rreth 1.64 cm dhe ka vendosur syze optike të zeza.

(ar/Gre.M/Shqiptarja.com)