TIRANE - Nis prishja e murit rrethues të Pallatit të Brigadave. Prishja e këtij muri rrethues është pjesë e projektit të zgjerimit të Rrugës së Elbasanit, gjë për të cilën u shkatërrua tashmë një pjesë e Parkut të Liqenit. Vetë kryeministri gjatë një mbledhjeje në grupin parlamentar të PD-së të datës 16 korrik pat deklaruar se ky mur do të prishej. Aktualisht po hiqen harqet e këtij muri rrethues.
Ndërkohë që arkitekti Artan Shkreli, ''Forumi për mbrojtjen e trashëgimisë'' dhe shumë përfaqësues të shoqërisë civile, kundërshtojnë prishjen e këtij muri duke e cilësuar si shkelje ligjore.
“Ligji parashikon së asnjë objekt me rëndësi historikë nuk duhet të dëmtohet edhe nëse aty duhet të ndërtohet një rrugë. Projektet për ndërtimin e rrugëve duhet të shmangin patjetër dëmtimin ose prishjen e këtyre objekteve”, ka pohuar Shkreli në një prononcim për Shqiptarja.com, menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Berisha.
Sipas tij Kryeministri Berisha, me ftesën që i bën shoqërisë civile për të vëzhguar procesin e prishjes së murit të Pallatit të Brigadave dhe rindërtimin e tij diku tjetër, ka si qëllim ta kthejë atë në bashkëpunëtorë në krimin kundër objekteve me vlerë historike”.
Redaksia Online
sg/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Paralajmërimi i Berishes ne mbledhjen e grupit PD ne korrik