Qindra qytetarë të cilët gjatë këtyre ditëve po ndjekin kampionatin Euro2016, por jo vetëm janë ankuar se nuk kanë valë të fuqishme në telefonat e tyre. Shkak për këtë është bërë heqja e antenave nga godina e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” pas nisjes së punimeve për shembjen e tij.
Sipas qytetarëve, telefonat e tyre nuk funksionojnë si zakonisht, ndërkohë që herë pas here atyre iu ikën edhe sinjali.
Kjo situatë konsiderohet si e patolerueshme prej tyre, sakohë që ata kërkojnë shërbim cilësor.
Antenat e telefonisë celulare kanë qenë të vendosura në cepat e shtyllave të ndriçimit në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com