TIRANË, 30 Gusht/ATSH/.- Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë kanë evidentuar 82 ndërtime pa leje, në kuadër të masave për goditjen e krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve abuzive.
Në një njoftim për shtyp të Drejtorisë së Policisë Tiranë bëhet e ditur se, janë proceduar penalisht 82 persona, nga të cilët 7 shtetas janë arrestuar, 71 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë dhe 4 shtetas janë shpallur në kërkim.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, nga këto struktura janë proceduar penalisht 18 shtetas për ndërtime të paligjshme, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Për të gjitha këto raste materialet procedurale i janë referuar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë.
Policia e Tiranës garanton se ky operacion do të vijojë me të njëjtin intensitet në vazhdimësi./m.m/
/Shqiptarja.com