TIRANË -  Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot burgim të përjetshëm për një të dënuar për vrasje dhe grabitje. Ai quhet Jashar Meta.

Në 23 gusht të vitit 2012, Meta qëlloi per vdekje tregtarin Petrit Kurti gjatë përpjekjes për ta grabitur  në biznesin e tij ne Yzberisht.

Sot Prokuroria i kërkoi Gjykatës së Tiranës, dënimin me burgim të përjetshëm të Jasharit për akuzen e vjedhjes me pasojë vdekjen dhe armëmbajtjen pa leje. Vetëm për akuzën e dytë, Jashari duhej të dënohej me 7 vjet burg, por, duke i bashkangjitur asaj edhe vrasjen e viktimës, akuza e tij rëndohet së tepërmi.

(Në foto: Majtas Jashar Meta dhe djathtas, viktima Petrit Kurti)
jashar meta, petrit kurti

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)